TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilëson tronditëse e revoltuese dhënien e çmimit “Nobel” për shkrimtarin austriak që mbronte dhe justifikonte krimet e Sllobodan Millosheviçit në Europë. Në një mesazh në anglisht në “Twitter”, Basha thotë se kjo është një ditë e trishtë për vlerat tona.


“20 vjet më parë shërbeva si pjesë e ekipit të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, që ngriti aktakuzën kundër Milosheviçit për krime lufte dhe gjenocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justifikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Europë pas Holokaustit, është tronditëse dhe revoltuese. Ditë e trishtë për vlerat tona”, shkruan Basha në “Twitter”.


Basha Twitter
Basha Twitter

 


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb