DURRËS

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi nga qyteti i Durrësit se Vangjush Dako është shndërruar si shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë.

Lideri i demokratëve u shpreh me tone të ashpra ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, ndërsa e quajti atë si “simbolin e betonimit”, që ka uzurpuar çdo gjë jashtë parametrave urbane.

“Axhenda normale e interesit publik është axhenda e punësimit, gjallërimit të ekonomisë dhe luftës kundër varfërisë. Ne si PD, jemi të vebndosur t’i japim vendit mundësinë e rimëkëmbjes së shpresës dhe besimit tek kapacitetet e vendit.

Këtë e shohim tek çmontimi i rreziqeve kryesore të kapjes nga kripi, shkatërrimi rrjetit oligarko-kriminal që ka kapur vendimmarrjen në nivel qëndror dhe lokal.

Këtu në Durrës është shembulli se si në nivel lokal ka degjeneruar në formën e shëmbëlltyërn e Vangjush Dakos, i cili është edhe kryebashku i votave të vjedhura, edhe autori i vjedhjes së votave të 2017-ës, përfituesi kryesor i betonizimit të Durrësit, njeriu që ka shkelur çdo rregull, çdo parametër urban, për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në këtë qytet, dhe njeriu që përcakton që betonierët mund të kalojnë vetëm nëse janë të kompanisë së tij dhe vetëm njerëzit që janë lidhur me të mund të punojnë dhe të ecin përpara. Është shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë”, tha Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb