Kryedemokrati Lulzim Basha i është bashkuar aktorëve dhe qytetarëve pranë Teatrit Kombëtar, të cilët kundërshtojne shembjen e godinës.

I shoqëruar edhe nga ish deputetë të PD, Basha u rreshtua krah qytetarëve, në vijën e parë të kordonit të vendosur nga pununojësit e policisë.

Në mbështetje të arstistëve, Basha tha se demokratët do ta mbrojnë Teatrin, ndërsa hodhi akuza të forta në drejtim të projektit për ndërtimin e Teatrit të ri.

Basha tha se me atë projekt po pastrohen paratë e drogës.

“Ky është një projekt grabitës. Ky është një projekt kriminal, me anë të cilit Edi Rama kërkon të grabisë miliona euro, bashkë me klientët e tij.
Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës.

Betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës.

Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu, siç po e shikoni. Çështja është që para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri, por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi”,- tha Basha.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: