TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pohoi se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka qenë në Peshkopi dhe ka shpërndarë para, me qëllim që të dalin qytetarët në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryedemokrati në një dalje para mediave nga selia blu theksoi se Edi Rama po përdorë 30 qershorin për përplasje civile, ndërsa shtoi se PD-ja nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

“Drejtorët, ministrat dhe shefat kudo në administratë, tani kanë marrë vetë rolin e të fortëve dhe të kriminelëve, duke kërcënuar dhe detyruar shqiptarët për të votuar. Edhe pse i vetëm në votime, edhe pse i ka vetë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe anëtarët e KQZ-së, edhe pse mund të shënojë çfarë të dojë si numër pjesëmarrje dhe si rezultat votimi, Edi Rama nuk heq dorë nga dhuna dhe nga krimi. Tashmë ai po përdor direkt funksionarët shtetërore për të kërcënaur dhe dhunuar qytetarët dhe për të shpërndarë paratë e krimit për vota.

Ministrja e Mbrojtjes sot ka qënë në Peshkopi me makina ushtrie me targa fallco private për të shpërndarë para për të dalë në zgjedhje. Edhe Ministrja po bën atë që bëri bashkëshorti i saj. i kapur në përgjimet e Bild, bashkëshorti që i shpëtoi dekriminalizmit duke mos kandiduar më. I gjithë procesi në Peshkopi po drejtohet sërish nga Robert Aga, shefi i policisë që bashkëpunon me krimin e organizuar. Robert Aga duhet të ishte në burg për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin për vota. Dhe do të shkojë shpejt”-tha mes tjerash Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: