TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar për të diskutuar mbi aksionin opozitar në ditët në vijim. Gazetari Klajdi Bodlli ka arritur të zbardhë për “BalkanWeb” disa nga deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Mësohet se Basha iu ka kërkuar deputetëve të bëhen gati pasi dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më ë shpejtë. Ai ka paralajmëruar zbulimin e skandaleve të tjera në ditët në vijim.

“Vendi është në kolaps total. PD do vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë seç e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, ka thënë Basha.

Kreu i PD gjithashtu ka deklaruar në mbledhje se është sugjeruar nga grupi hetimor arrestimi i Gjushit, por nuk është bërë nga Prokuroria.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb