TIRANË

“Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë”. Kështu ka deklaruar sot deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, e cila thotë se kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Sipas saj, kryedemokrati Lulzim Basha po tenton të arrijë një tjetër marrëveshje të re me kryeministrin, Edi Rama.

Postimi i Hajdarit:

Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare.

Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: