TIRANE

Pas 4 orësh protestë, kryedemokrati Lulzim Basha mbylli protestën e opozitës së bashkuar. Basha tha se fundi i Edi Ramës tashmë është firmosur, ndërsa opozita e bashkuar do të vijojë betejën për të cliruar Shqipërinë në cdo cep të saj.

“Nuk ia doli dot të na mundë dhe megjithë sfidën e motit ne ia dolëm, të mbanim sot protestën më të madhe që ka njohur Kombi shqiptar. Jemi të vendosur për t’i shkuar betejës deri në fund. Deri në fitore. Qeveria kriminale që mbahet me forcën e paratë e krimit, sot u soll si pushtues ndaj qytetarëve, e pra le ta di se asnjë veprim i kundraligjshëm nuk ka për të patur sukses, fundi i Ramës është firmosur e vulosur nga popullit sovran. Tik-tak, tik-tak, tik-tak , tik-tak ..

Përgjigjja e sotme përmes bashkimit më të madh për një kauzë jetike, si demokracia e vërtetë do të vazhdojë ditë e natë. Sjelljes prej pushtuesi Rama e klika e tij kriminale do të marrë përgjigjen e merituar cdo ditë e cdo natë kudo ku ndodhen shqiptarët e lirë. Ndaj le ta vzhdojmë këtë betejë, jemi në rrugën e sigurtë. Jemi shumica morale, politike e fizike e shqiptarëve të bashkuar, dhe nesër me zgjedhje të lira e të ndershme me zotimin për të ndërtuar mbi gërmadhat e tiranisë vlerat e demokracisë.

Ne do bëjmë të mundur që cdo sakrificë të kujtohet me krenari e mirënjohje si themeli i Shqipërisë së vërtetë europiane. Ndaj le ti marrin me vete, gjithcka përjetuam sot për t’i shkuar betejës deri në fund. Ne nuk e ulëm kokën, u cuam, protestuam e fituam. Le të kumbojë ky mesazh në fitoren e betejës tonë, të bëhemi gati për clirimin e Shqipërisë në cdo cep të saj, nga klika kriminale e Edi Ramës. Sovrani foli sot, vendosi se shumica e sotme do të jetë nesër shumica e njerëzve me dinjitet që do të ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre e jo në emigracion. Ndërsa Shqipëria e kriminelëve, do të varroset. – u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb