Kryetari i PD Lulzim Basha në fjalën e mbajtur përpara gazetarëve deklaroi se Edi Rama është personi që e ka makth SPAK-un, prandaj krijon alibi për të shtyrë e sabotuar atë.

“Nuk dua të merrem fare me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sa i takon SPAK dhe BKH kam thënë se po vonohen. SPAK e BKH po vonohen. Edi Rama ka vonuar pa asnjë të drejtë ngritjen e SPAK dhe të BKH, prandaj sot kemi kriminelë që janë pranë Ramës. Prapa çdo koncesioni korruptiv, ka kriminelë. Kriminelët duhet të ishin në burgun 313, por janë me të vërtetë në lokalet luksoze. Është kjo bandë bashkë me Ramën që ka vonuar SPAK dhe BKH. Ndërkohë që flitej për reformën në drejtësi, doli Mark Frroku i cili mbuloi kërkesën për ekstradim të Frrokut. Nuk donte SPAK, sepse donte ta mbulonte trafikun e drogës, duke filluar nga ministri kampion. Në këtë moment, Rama çoi një ligj në parlament ku në krye të SPAK e BKH të ishte Tahiri. Si do hetonte Tahiri, ku krimineli ishte vetë ministri e shefi i tij. Edi Rama e ka ankth SPAKUN dhe BKH dhe është gati të bëjë gjithçka që ose ta shtyjë ose ta kapë”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se ligji që nesër miraton nesër në parlament, njohur ndryshe si ligji anti-KÇK është një mashtrim i madh me shqiptarët.

“Nesër do bëjë një SPAK të veten. Është një mashtrim. Ky model është i papranueshëm. Edi Rama ngre SPAK paralel sepse ka frikë nga SPAK-u real e nga reforma në drejtësi. Kjo qeveri a ka kthyer Shqipërinë në një strehë të kriminelëve nga Amerika deri në kontinentet më të largët. Peshku është qelbur nga koka. Zgjidhja janë zgjedhjet e ndershme, për të pasur qeveri jo bashkëpunëtorë me kriminelë. Mos harroni, rastet e Dibrës, Tahirin, Dakon, Gjiknurin, Pjetrin, Kajmakun, Tahiri, Xhafaj, Roshi etj. Sa herë që njerëzit e tij janë kapur në krim, Rama i ka mbrojtur. Ka edhe dy persona non grata Doshin edhe Dakon. Rama do të bëjë gjithçka për të sabotuar SPAK-un. Do bëjë spektakël, do iu bjerë nja dy personave ndoshta, bandat rivale. Por ka frikë nga SPAK”, deklaroi Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: