TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ironizoi ministrat e rinj, të cilët pas dekretimin dhe votimit në Parlament kanë marrë detyrën. Basha pyeti shqiptarët se kush i njeh ministrat e rinj, duke shtuar se askush nuk e di se cili është kontributi i tyre në shoqërinë shqiptare.

Gjithashtu Basha u shpreh se këto ministra ia kanë sjellë oligarkët, të cilët vjedhin së bashku me Ramën. Mes tjerash kreu i PD-së  theksoi se vendi  sot është në emergjencë kombëtare si pasojë e keqqeverisjes dhe korrupsionit në fusha të ndryshme.

Basha lëshoi doza të forta ironie duke iu drejtuar kryeministrit Rama se u përpoq të imitojë Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën. Por sipas kryedemokratit, kryeministrit i ra fasada dhe u pozicionua në rolin e Enver Hoxhës.

“A e njihni kush është kjo zonjë, a i njihni kush janë, cfarë janë? Më thoni: A i mbani mend emrat, ministre e kujt është kjo. Mos pëllit, nëse ka filluar që të dhemb që tani.  Anëtare të PS, a iu përfaqësojnë ju, apo kontot bankare të oligarkësh. Ata ja kanë sjell. Pazaret e milionave.  S’ka diskutim, një pjesë e tyre duhet të shkojnë  në ndjekje penale. Nuk ka nevojë më për fasadë, kjo është injoranca e një të çmenduri. Vendi është në duar e një të marri, i krimbur në paratë që iu ka vjedhur popullit . I dalë binarësh, pasi ka shkatërruar thelbin e demokracinë atë të ndarjes së pushteteve.

Bëri sikur imitoi Isamail Qemali dhe Hasan Prishtinën,  por i ra fasada dhe  bëri si Enver Hoxha. Asgjë e mirë natyrisht nuk mund të vijë nga kjo, faturën e paguajnë studentët dhe pensionistet.

Vendi sot është në emergjencë kombëtare. Ky i marrë do t’i poshtërojë shqiptarët deri në pikën e fundit. Nuk ka lekë për të paguar dhe del e shprehet se po anulojmë projektin Kashar-Thumanë.”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb