TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me ministrin gjerman të Shtetit për Europën Michael Roth, teksa pas takimit janë ndalur në një prononcim për mediat. Basha tha se më 25 prill Shqipëria humbi një mundësi të artë për shqiptarët, demokracinë dhe integrimin.

Ai theksoi se i ka kërkuar ministrit Roth të denoncojë masakrën e 25 prillit para se të jetë vonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Pata kënaqësinë të pres ministrin e Shtetit Michael Roth  të cilin e informova mbi zhvillimet dramatike dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit. Shqipëria humbi një mundësi të artë për shqiptarët, për demokracinë, por edhe për të ecur përpara me procesin e integrimit europian të vendit. Për mua mua, për Partinë Demokratike, për opozitën nuk ka mundësin tjetër dhe nuk ka mundësi më të mirë për të  ndryshuar vendin sesa procesi i integrimit europian. Ky është një proces i bazuar tek arritjet, tek meritat dhe për fat të keq në këto zhvillime siç e kemi parë edhe nga konkluzionet e Këshillit Europian apo nga Rezoluta e Bundestagut Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vite për shkak të mosarritjeve të kushteve të vendosura  të cilat janë rënduar  edhe më shumë me zhvillimet e 25 prillit. Ne kemi bërë  gjithçka në dorën tonë, opozita ka bërë gjithçka duke filluar me konsensusin për Reformën në Drejtësi dhe konsensusin për Reformën Zgjedhore të 5 qershorit. Për fat të keq qeveria i shkeli me këmbë të dyja këto. Ajo që i kam kërkuar ministrit Roth njësoj si të gjithë miqve ndërkombëtarë është të flasin dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë  tepër vonë për demokracinë dhe për Shqipërinë për të mos lënë që e njëjta situatë të ndodhë që Shqipëria të vazhdojë të jetë e mbushur me kriminelë në parlament, me drogë dhe zhytur në indekset më të ulëta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjermania ka qenë dhe është mbështetëse e madhe e Shqipërisë  në çdo front e në veçanti në rrugën e integrimit europian dhe unë për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë ministrit Roth, qeverisë federale, kancelares Merkel, Bundestagut dhe popullit mik gjerman”, deklaroi Basha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb