TIRANË

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha në një lidhje telefonike me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 tha se kryeministri Edi Rama është kthyer në rolin e kryeprokurorit, ndërsa shtoi se Arta Markun dhe Donika Prelën i përdorë për të mbyllur dosjet 339 dhe 184, ku pretendohet se zyrtarë të PS-së janë përgjuar për blerje votash.

Gazetari Erl Murati e pyeti Bashën se a ka përgjegjësi për emrat e deputetëve që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit nga listat shumë emërore të PD-së, ndërsa lideri i selisë blu dha këtë përgjigje: “Së pari ndjej përgjegjësi personale. Dy herë më shumë e kanë refuzuar, por televizionet kombëtare i shërbejnë dhe nxjerrin ata që kanë vendosur të marrin  mandatin e deputetit. Skenari është i thjesht, por aty janë për interesa personale. Edhe unë kam përgjegjësitë e mia. Përgjegjësia kryesore është se sistemin është i kalbur. Mbi 90 nuk kanë pranuar”-tha Basha



Pjesë nga biseda:

Basha: Kemi denoncuar me fakte se si është kapur prokuroria. Çfarë do t’iu kërkosh konkubinave të qeverisë, t’i biesh pragut që të dëgjoj dera. Kryeprokuror këtu është Edi Rama. Është Edi Rama ai që përdor këto dy masha për të mbyllur hetimet për 339, 184, për unazën,  për kokainën e Maminasit.


Murati: Ju dhe përfaqësuesit e opozitës thoni  që kjo nuk është thjesht një protestë, por revoltë qytetare. Ka ndodhur diçka tjetër në Parlament. Ka disa emra që kanë vendosur të qëndrojnë një pjesë në Kuvend për të marrë mandatin. A ndjeni ju përgjegjësi për listat dhe pothuajse se gjysma e deputetëve kanë zgjedhur të mos i binden vendimit të partisë.

Basha: Së pari ndjej përgjegjësi personale. Dy herë më shumë e kanë refuzuar, por televizionet kombëtare i shërbejnë dhe nxjerrin ata që kanë vendosur të marrin  mandatin e deputetit. Skenari është i thjesht, por aty janë për interesa personale. Edhe unë kam përgjegjësitë e mia. Përgjegjësia kryesore është se sistemin është i kalbur. Mbi 90 nuk kanë pranuar.Padyshim që vendi ka nevojë për një reformë të thellë. Padyshim edhe Reformën zgjedhore.  Që kjo të marrë fund duhet një reformë që të ndajë pushtetet. Po s’u garantua vota e lirë, nuk zgjidhet. Jo vetëm kaq, por ne kemi bërë hapa konkretë. Por e rëndësishme është produkti.

Ylli Rakipi: Ka ndonjë gjë që mund të na thoni se çfarë mendojnë ndërkombëtaret, qoftë edhe për përshkallëzimin e situatës?

Basha:Unë nuk jam gazetar. Gjendja është shumë e rëndë dhe askush nuk mund ta fsheh këtë. Pozicioni i Shqipërisë është në pikën më të ulët të paktën me 15 vite të fundit”,-shtoi Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb