Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24 me gazetaren Nisida Tufa ka komentuar dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji, por edhe reagimet që kanë ardhur pas vendimit.
Sa i takon Bashës, ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me vendimin për Salianjin. Gjekmarkaj u shpreh se me këtë veprim ai tregon se është pro disa personave, bashkëpunëtorë të ish-kryedemokratit që “duartrokasin vendimet politike të një trupe gjyqësore politike të turpshme”.
Më tej, Gjekmarkaj u shpreh se me heshtjen e tij Lulzim Basha ka treguar një akt pafytyrësie.
Agron Gjekmarkaj:
Basha ka qenë kryetar partie atëherë. Ai e ka bindur Salianjin të bëjë denoncimin këtë denoncim, mendoj se ka qenë denoncim i dobishëm dhe ka përgjegjësi morale, etike dhe politike të ishte sot më shumë se kushdo në krahun e Ervin Salianjit.
Nuk e di nëse ka pasur bashkëbisedim personal me Salianjin, por është e turpshme që nuk reaguan në lidhje me këtë ngjarje.
Por atij i takonte një reagim publik i fortë, por shoh ka nxjerrë bashkëpunëtorët e tij, ata pak që i kanë mbetur por të duartrokasin vendimet politike të një trupe gjyqësore politike të turpshme me vendime të turpshme mendoj se heshtja e tij është një akt pafytyrësie.
(BalkanWeb)