TIRANE –Kreu i Partisë Demokratike, njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka përcjellë ngushëllimet familjes së aktorit të ndjerë Met Bega.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” Basha theksoi se Bega ishte një nga humoristët më të dashur për mbarë Shqipërinë. “Hidhërim për ndarjen nga jeta të artistit të shquar Met Bega, një ndër aktorët humoristë më të dashur për publikun e kryeqytetit dhe mbarë Shqipërisë. Ngushëllime familjes, miqve dhe admiruesve të tij.”, -citohet në mesazhin e Bashës, të cilin e ka shoqëruar dhe me një foto të aktorit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb