TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video duke risjellë deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mbjelljen e kanabisit dhe politikanët e dënuar si dhe dekriminalizimin. Pas çdo deklaratë të Ramës në video, thuhet se ai gënjeu.

Basha thekson se politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen ndaj kërkon vetting në politikë pa vonesë.

“Dy vjet më parë Edi Rama mohoi mbjelljen e të gjithë vendit me kanabis. Edi Rama gënjeu. Tre vjet më parë Edi Rama mohoi se kishte futur kriminelë në kuvend. Edi Rama gënjeu. Sot Edi Rama kundërshton vettingun në politikë dhe mohon lidhjet me krimin. Edi Rama përsëri gënjen. Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting në politikë pa vonesë!”, thuhet në videon e postuar nga kreu i PD.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb