TIRANË
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur në një intervistë ekskluzive për News24 pas vizitës në Slloveni e Kroaci dhe takimeve që pati me kryeministrat e këtyre dy vendeve, teksa Sllovenia merr presidencën e radhës së BE.
Kryedemokrati tha se që për 8 vite me radhë Shqipëria ka ngecur në vend numëro në procesin e integrimit europian duke theksuar angazhimin për të zhbllokuar këtë proces menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Po kështu kreu i PD ka zbardhur dhe diskutimet e bëra me dy kryeministrat.
Ditët e fundit keni zhvilluar dy takime të rëndësishme, le të themi kështu, një në Slloveni me kryeministrin e atjeshëm, njëkohësisht edhe kreu i presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, nga ana tjetër edhe me kryeministrin e Kroacisë. Cili ishte qëllimi i këtyre vizitave?
Lulzim Basha: Sllovenia do të marrë presidencën e Bashkimit Europian në 6 mujorin e dytë të këtij viti. Dhe në kemi shpallur integrimin europian si një nga prioritetet kryesore të programit tonë padiskutim një nga prioritetet kryesore të qytetarëve shqiptarë. Ju e dini që për 8 vite me radhë Shqipëria ka ngecur në vend numëro në procesin e integrimit europian dhe ka humbur në këtë mënyrë një mundësi të jashtëzakonshme të ndihmës financiare dhe jo vetëm që Bashkimi Europian ofron në këtë proces. Plani ynë, angazhimi ynë, është që të zhbllokojmë këtë proces menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe në këtë kuadër është shumë i rëndësishëm koordinimi ynë me Bashkimin Europian.
Me kryeministrin e Sllovenisë që do të marrë presidencën e Bashkimit Europian, diskutuam konkretisht si për sfidat apo detyrat që duhet tё plotësojmë apo planin tonë që duhen plotësuar këto detyra, ashtu dhe pёr mbështetjen konkrete që Sllovenia do tё jap si presidente e ardhshme, si mbajtëse e presidencës sё ardhshme 6 mujore tё Bashkimit Europian. Ndërsa Kroacia ka një tjetër veçori. Kroacia ёshtё vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian dhe nga kryeministri kroat mora zotimin pёr tё na ndihmuar jo vetёm nё tryezёn ku merren vendimet politike qё ёshtё Kёshilli Europian, ku Kroacia do tё mbёshtesё rrugёn tonё europiane.
Padiskutim, do tё mbёshtesё planin tonё pёr tё zhbllokuar kёtё rrugё pёrmes plotёsimit tё detyrave tё angazhimeve qё Shqipёria do tё përmbush por po kёshtu mora angazhimin e tij qё do tё mbёshtesё edhe nё procesin teknik qё ёshtё njё proces sfidues ku dhe Kroacia ka pasur sukses tё jashtёzakonshёm pёr tё nisur dhe pёr tё përmbyllur me sukses negociata dhe për ta bërë vendin anëtar të Bashkimit Europian.