TIRANË

Në një konferencë për mediat, kreu demokrat Lulzim Basha shpjegoi edhe mekanizmin sesi do të ndalen zgjedhjet më 30 qershor.

Basha tha se protestat e njerëzve të irrituar nga kjo qeverisje nuk do të lejojnë që kjo datë të jetë data e zhvillimit të zgjedhjeve, por dha edhe arsye të tjera.

Pyetje: Jeni i gatshëm të nënshkruani marrëveshje me Edi Ramën si kryetar i PS?

Pergjigje: Kryetarin  e PS nuk e zgjedh kryetari I PD. Procesi për zgjedhje të lira e të ndershme do të kaloje permes largimit te Rames nga kryeminister.

Pyetje: Nëse arrihet marrëveveshje, mund të ketë zgjedhje më 30 qershor?

Përgjgije: Më 30 qershor asnjë qeveri nuk i plotëson dot kushte për zgjedhje të lira e të ndershme, miliona karta identiteti (me të cilat votohet) janë te pavlefshme, regjistri i votuesve është i vjetëruar dhe shpesh  i manipuluar. Ka edhe shumë detaje të tjera teknike që e pamundesojnë 30 qershorin. Edhe nga pikëpamja formale, data 30 qershor është i rrëzuar. Nga pikëpamja politike, absolutisht është i rrëzuar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb