“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, por jo qeverisjen për njerëzit”, shprehet kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se kjo parti ka gati planin për zhvillimit ekonomik dhe punësimin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik dhe kapacitet njerëzor, por i mungon një qeveri që punon për njerëzit.
Basha shton se PD ka gati planin për zhvillimit ekonomik dhe punësimit, që do të garantojë një jetë dinjitoze për çdo shqiptar në Shqipëri.
Postimi i Bashës
Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, ka kapacitetet e duhura njerëzore, por i mungon qeveria që punon për njerëzit dhe lufton korrupsionin.
Ne kemi tashmë gati planin e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, që do të garantojë një jetë dinjitoze për çdo shqiptar në Shqipëri