Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi me akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama dhe kapjes së drejtësisë nga ana e tij.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se ende nuk ka nisur asnjë hetim për kreun e grupit të PD, Taulant Balla, drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe drejtorit të policisë së Fierit.

Sipas Bashës, mos-hetimi i krimeve nga Prokuroria është vetë krim i rëndë, e për këtë bëri fajtor Arta Markun dhe Donika Prelën.

“Kryeprokurja Arta Marku po fsheh provat me qëllim mbrotjen e trafikantit të drogës, vëllait të ministrit Xhafaj. Deri tani nuk ka nisur ansjë hetim për Ballën, për Ardi Veliun, drejtorin e policisë së Fierit. Mos-hetimi i krimeve nga prokuroria janë krime të rënda. Marku, Prela e shërbëtorët do mbajnë përgjegjësi.

Shërbimi i verbër i Ramës është shërbim ndaj krimit e do mbajë përgjegjësi çdo polic. Rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal asgjë. Përpjekjet e tij për të shpërnqëdruar opinionin publik janë shprehje mjerane të panikut që e ka kapur me të drejtë, atë dhe bashkëpunëtorët të tij.

I bëj thirrje prokurorëve të ndershëm t’i rezistojnë urdhrave të Markut e Prelës që duan të prishin provat që inkriminojnë Edi Ramën. I bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në Prokurori që të nxjerrin menjëherë fletë-arrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së Fierit dhe të nisin hetimit për pengim të drejtësisë ndaj Ramës, Xhafajt e Markut. Provat janë ulëritëse,” tha Basha.

BalkanWeb

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb