Kryetari i PD, Lulzim Basha kujton Kongresin e Manastirit, të cilën e ka quajtur si një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë kombëtare
Në një postim në rrjetin Facebook, Basha shkruan se Kongresi i Manastirit është dëshmi e fortë për nivelin e lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për shqiptarët.
“Kongresi i Manastirit është një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë kombëtare. Delegatë, nga të gjitha krahinat shqipfolëse pavarësisht besimit fetar, prejardhjes apo orientimit politik, ata vendosën gurin e themelit të unitetit tonë kombëtar me alfabetin që përdorim sot e kësaj dite.
Kjo ngjarje e madhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin e lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.
Sot ndërsa kujtojmë me nderim e përulje figurat e patriotëve dhe intelektualëve që organizuan këtë kongres, jemi krenar për vendin që shqiptarët kanë sot në çdo fushë dhe rolin e rëndësishëm kudo ku ata jetojnë.”, shprehet Basha.
(BalkanWeb)