TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë pasi ka dalë nga seanca e jashtëzakonshme ku u votuan dekretet e Presidentit për ministrat. Ai tha se kush i shërben qëndrimit të Edi Ramës si kryeministër është tradhtar i vendit. Ai i bëri thirrje qytetarëve për të rrëzuar Ramën.

“Hajdut psikik që i dha sot dërrmën e fundit Kuvendit. Nuk mund të vazhdojë më kjo gjendje. Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjendje. Ndaj detyra jonë është të jemi në krahë të këtyre njerëzve. Çdo ditë me Ramën kryeministër është ditë krize. Çdokush që i shërben me vetëdije apo vetëdije vazhdimit për çdo ditë të vetme të qëndrimit të Ramës kryeministër është tradhtar. Pavarësisht nëse është një analist apo oligark, të gjithë duhet të trajtohen tradhtarë. E sotmja është shpallja luftë opozitarizmit dhe parlamentit. Ne si opozitë duhet të mobilizohemi me të gjitha resurset. Thirrje çdo shqiptari të ndershëm për të rrëzuar me çdo kusht shkaktarin e kësaj emergjence”, deklaroi kreu i PD.

(m.k/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb