TIRANE

Në përfundim të takimit me përfaqesues të Institutit Ndërkombetar Republikan, kryedemokrati Basha komentoi edhe Platformën për Marrëveshje Kushtetues, e cila u prezantua po sot nga aleatët e tij në koalicion me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend. Basha se nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe aleatëve të saj në koalicion.

Në përgjigje të interesit të medias, kryedemokrati theksoi edhe një herë se PD dhe aleatët e saj do të hyjnë në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje dhe jo një tjetër farsë kriminale, dhe “kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet” -tha Basha.

“Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD e gjithë kolicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim në mënyrë publike. E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë, pra ka një përputhje totale, ndaj të jeni të sigurtë që koalicioni jonë po vepron me bashkëpunim në mirëkuptim dhe sinjergji të plotë për të ecur përpara.

Cështje të tjera janë detaje të parëndësishme sepse kryesorja është kjo, zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot maxhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje, vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje dhe jo një tjetër farsë kriminale, dhe kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet” – u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb