MALLAKASTËR

Kryetari i PD Lulzim Basha nga Mallakastra deklaroi se mallakastriotët janë të vendosur për vlera të lirisë dhe të dinjitetit, e se ata nuk do ta dorëzojnë vendin në duart e krimit.

Basha tha se banorët e Mallakastrës dhe gjithë Shqipërisë e kanë në dorë të zgjedhin në duan krimin apo punën, mirëqenien dhe zhvillimin europian të vendit.

“Mallakastriotët kanë ditur ta mbrojnë vendin e tyre nga e keqja dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë. Mallakastra nuk do të bjerë asnjëherë në duart e krimit. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme e jo të ketë në krye një kasap të zgjedhjeve si Edi Rama.

Do të keni një qeveri të ardhshme që punon për ju, për lirinë tuaj, për mirëqenien tuaj. Këta ditë dhe javë do të vendoset fati i Shqipërisë për 15 vitet e ardhme, në dorë të krimit apo të shqiptarëve. Kjo është bëtaja, ejani ta zgjidhim, siç kanë ditur të zgjidhin qytetarët e Fierit, Mallakastrës dhe Patosit”, tha Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb