TIRANE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot rreth orës 15:00 Kryesinë e PD-së si dhe ish-grupin parlamentar. Mësohet se porosi kryesore e mbledhjes ishte që pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 16 marsit, të kalojë atë të 16 shkurtit.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb”, se gjatë mbledhjes Basha e ka cilësuar largimin e Ramës si një emergjencë kombëtare.

“Largimi i Ramës çështje e emergjencës kombëtare, në vend nuk ka normalitet, për Ramën asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe kriminelë dhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë.”-ka thënë Basha.

Në mbledhje mësohet të jetë diskutuar edhe për çështje të organizimit të partisë, si dhe për mënyrat sesi mund të kontaktohen sa më shumë njerëz. Kujtojmë që kjo mbledhje vjen pas protestës së paralajmëruar të 16 marsit.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: