Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po mban mbledhje  me aleatët opozitarë në selinë e PD.


Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “Balkanweb” se në këtë mbledhje po diskutohet për situatën aktuale politike dhe për aksionin e ri opozitar. Ai shtoi se opozita mund të planifikojë një tjetër protestë të madhe përpara Kryeministrisë.


“Mbledhja e Kryesisë është thirrur për të diskutuar për aksionin e ri opozitar dhe për atë se çfarë do të bëhet për situatën aktuale politike. PD po mendon që të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e mundshëm të presidentit Ilir Meta. Z.Mediu i ka bërë thirrje më herët presidentit Meta që të shtyjë datën e zgjedhjeve.


Nga aleatët opozitarë do të diskutojnë për situatën politike në vend. Opozita ndoshta do marr vendim për të mbajtur protestë të madhe përpara Kryeministrisë. Ende nuk kam informacion të qartë saktësisht se çfarë po ndodh në mbledhje”, tha gazetari Bodlli.

(Balkanweb)