TIRANE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha shpalli të mbyllur protestën e organizuar sot para Kuvendit, e cila vijoi me një marshim drejt KQZ-së, ku edhe dorëzoi refuzimin e mandateve nga dhjetëra deputetë.

Ndryshe nga protesta e dytë ku kreu i PD-së këndonte himnin kombëtar, në këtë protestë ishte një tenor që mbajti të gjallë atmosferën. Bëhet fjalë për tenorin Rudin Sata i cili këndoi himnin i shoqëruar nga mijëra protestues.

Kujtojmë që himni i kënduar nga Basha në protestën e dytë të opozitës ngjalli jo pak diskutime dhe bëri xhiron në rrjetet sociale. Ndiqni momentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb