Kreu i PartisëDemokratike, Lulzim Basha, ka sqaruar përmes një video-mesazhi pesë arsyet, pse kryeministri Edi Rama nuk e do Vettingun e politikanëve. Basha shkruan në “Facebook” se “Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, pasi bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit”.

Sipas kreut të opozitës, që Shqipëria të shpëtojë nga kriminelët në pushtet, duhet larguar Edi Rama, i cili sipas tij, një vit më parë votoi kundër propozimit të PD për Vettingun e politikanëve.

Mesazhi i Bashës:

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji. Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve:

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: