TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të qartë për biznesmenët që futen në borxhe dhe marrin pjesë në projekte korruptive.

Përmes një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ Basha tha se kur të vijë në pushtet PD, të gjithë këta biznesmenë do të ndëshkohen.

“Kam një mesazh për të gjithë biznesmenët të cilët hyjnë në borxhe për këto projekte. Nuk do të njohim dhe nuk do të paguajmë asnjë lek. Do t’i hetojmë të gjitha kontratat për korrupsion. Ligji shqiptar do të dënojë si ata që japin, edhe ata që marrin. Do të hyjnë në burg, kryeministri, ministra, drejtorë, drejtoresha e me radhë”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: