TIRANË
Ndërsa mbante fjalimin e protestës lideri i opozitës ka ndërprerë për disa çaste fjalën në shenjë respekti për momentin e iftarit, kohë kur besimtarët myslimanë çelin vaktin pas më shumë se 17 orësh agjërim.
“Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, t’ju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën! Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve të tjera mbi tokë”, tha Basha.
(BalkanWeb)