TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu ngushëllimet për ndarjen e papritur nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gilman Bakalli.

“Ndarja e papritur nga jeta e Gilman Bakallit, në një moshë kaq të re, ka prekur këdo që e njihte atë përmes auditorit, ekranit, apo në angazhimet e tij të shumta. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 49-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Ai ndërroi jetë pasditen e djeshme në spital, ku edhe po kurohej.

Gilman Bakalli ishte një personalitetet e filologjisë në Shqipëri, i shkolluar në universitetin e GRAZ-it në Austri. Ai u përfshi përkohësisht në politikë në vitin 2005, si deputet i Partisë Demokratike, por u nda shpejt brenda më pak se dy vitesh prej saj duke vazhduar jetën akademike.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: