TIRANE

Në përfundim të deklaratës së tij nga selia e PD, ku komentoi procesin e sotëm të votimit, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se ndryshimi do të vijë shpejt.

“Vullneti i qartë i shqiptarëve sot ka qenë braktisja e votimeve të paligjshme moniste. Ky vullnet është i vetmi vullnet që ka rëndësi për zgjedhje. Detyra jonë mbetet që të garantojmë që ky vullnet, vullneti juaj, do të respektohet.

Së fundmi dua t’u drejtohem të gjithë shqiptarëve që nuk votuan dhe të gjithë atyre që duan ndryshim:

Ky ndryshim do të vijë shpejt. Do të jetë një ndryshim i thellë dhe i vërtetë. Do të jetë një ndryshim për shqiptarët e thjeshtë dhe do të përmirësojë direkt jetën tuaj. E sotmja e ka bërë të pashmangshëm ndryshimin.” – u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb