TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim elektoral në Elbasan, duke dhënë mbështetjen e tij në drejtim të kandidatit të koalicionit të djathtë, Ardian Turku.

Gjatë fjalës së tij në, kryetari i PD-së u shpreh se në 21 qershor shqiptarët duhet të votojnë kundër varfërsië, kundër abuzimit me pushtetin, kundër oligarkisë Rama-Meta, duhet të votojnë për të ardhmen e tyre. “Bashkia e Elbasanit më 21 qershor do të krijojmë së bashku një fuqi të re kundër pushtetit absolut Rama-Meta, qe po krijon varfëri, po krijon taksa të larta, çmim të lartë të energjisë elektrike”, tha Basha.

Sipas tij, kjo dyshe oligarkike meriton një përgjigje të shpejtë. “Zgjidhja e halleve të Elbasanit, nuk mund të vije nga një dyshe që rriti çmimin e energjisë, rriti çmimin e naftës, rriti TVSH-në dhe zbrasi xhepat e qytetarve”, tha Basha.

“Alternativa jonë, shtoi kreu i PD-së, është ajo e taksave të ulta, e punësimit dhe rikthimit të dinjitetit për shqiptarët. Ne, u zotua Basha, nuk do të tërhiqemi para zotimeve tona, do të bëjmë çka kemi thënë, do të rrisim rrogat dhe pensionet, do të ulim taksat dhe do i japim mundësi shqiptarëve të rigjejnë atë çka kanë humbur në këto vite dinjitetin dhe më 21 qershor Elbasani do të votoje Ardian Turkun dhe të gjithë shqiptarët do të votojne për Partinë Demokratike, për modelin e punësimit dhe daljes nga kriza”, përfundoi Basha.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb