GJIROKASTËR

Kryedemokrati, Lulzim Basha nga Gjirokastra tha se Dita e Evropës, është dita e të gjithë shqiptarëve, por jo e Edi Ramës dhe autokratëve të lidhur me krimin.


Ai deklaroi se vendit i duhet një reformë e thellë politike, e cila do t’i japë të gjithë forcën votuesit shqiptar dhe jo krimit të organizuar.


Sipas liderit të selisë blu, beteja e Partisë Demokratike nuk është për karrigen personale, por shtoi se në thelb ajo synon përmbysjen e krizës, e cila ka pllakosur çdo qytet të Shqipërisë.

“Sot në ditën e Europës nuk është koha për të bërë përbetime fallco të Edi Ramës, Europa është armiku numër një i autokratëve të lidhur me krimin. Sot Dita e Europës është dita e të gjithë shqiptarëve, por nuk është dita e Edi Ranmës por është makthi i Edi Ramës dhe makthi i hajdutëve që e shoqërojnë atë.


Vetëm një transformim i thellë do ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Dua tu them tellallëve dhe haberxhinjve të Edi Ramës, se në këtë betejë nuk jemi futur për karrige, por duam që ky depresion ku e futi Edi Rama vendin,  jo thjesht të kapërcehet, por të lihen prapa një herë e mirë dhe ndaj na duhet një reformë e thellë politike, që pas përfundimit të kësaj, që fati i çdo politikani të jetë i lidhur pazgjidhshmërisht nga vota e qytetarëve”-tha Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: