Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është parë sot në mëngjes duke hyre në kancelarinë federale gjermane në Berlin. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Basha ka takime me zyrtarë të rëndësishëm në kancelarinë e drejtuar nga Angela Merkel.

Kreu i PD ka udhëtuar ditën e djeshme për në Gjermani kur siç konfirmohet nga burimet e “BW” në Berlin, ai do të ketë takime edhe me drejtues të Parlamentit Gjerman, Bundestagut, zyrtarë të lartë të Qeverisë Federale, drejtuesit e partive simotra CDU dhe CSU etj.

Vizita e shefit të opozitës në Gjermani vjen pas asaj në Bruksel ku Basha u takua me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, presidentin e PPE Joseph Daul dhe eurodeputetë. Vizita e kreut të PD në Gjermani është e para që pas djegies së mandateve dhe kërkesave të opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb