TIRANE

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë sot në Kryegjatë, ku edhe dha një prononcim të shkurtër për mediat. Basha,  pa komentuar situatën politike në vend, një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar, u ndal vetëm te mesazhi i festës së “Sulltan Novruzit”

Kreu i PD-së u shpreh se kjo festë po i bën bashkë dhe vazhdon t’i bëjë bashkë shqiptarët në një rrugë të ndritur.

“Të gjithë besimtarëve bektashinj dua ti uroj nga zemra për ditën e Sulltan Nevruzit, për këtë festë hyjnore të dritës, shpresës por edhe demokracisë, vlera për të cilën kanë rënë martirët bektashinj, vlera mbi të cilën kanë triumfuar më 22 mars ’92 shqiptarët mbi diktaturën më të egër, vlera për të cilën janë bashkuar përsëri shqiptarët, vlerat e lirisë, besimit në Zot, dinjitet të njeriut, tek besimi për një të nesërme më të mirë që duhet, do na bëjnë bashkë dhe po na bëjnë bashkë. Një rrugë që uroj të jetë po kaq e ndritur se kjo e sotmja.”-tha Basha.

Kujtojmë që sot, Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj zhvilloi një ceremoni për të gjithë besimtarët myslimanë që festojnë sot “Sulltan Nevruzin”. Në ceremoninë e shenjtë e zhvilluar në Kryegjyshatë, Baba Mondi foli gjerë e gjatë për jetën e  imam Aliut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb