KUKES

Kreu i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një takim me banorët e qytetit të Kukësit.  Në një bashkëbisedim me banorët që e pritën, Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka përdorur një politikë spastrimi në këtë qytet, por kjo situatë do marrë fund nëse ai vetë vjen në pushtet.

Basha tha se në javët e para në pushtet do ta nisë me anulimin e traut dhe zerimin e taksave.

“Kam ardhur shpesh këtu dhe nuk prisja situatë tjetër. Zotëria përdori një term, që Edi Rama me kukësin ka përdorur një politikë spastrimi. Ky shprehet si patriot i madh, politika e tij ka qenë e qartë për të larguar kuksianët. Kukësi është rekord në këtë drejtim. Masat që ka marrë, shkatërrimi i pronave të fermerëve. Gjëja e parë që do zotohem para jush, çdo padrejtësi që ka bërë Rama ndaj Kuksianëve do ta bëjmë që në javët e para në pushtet, duke nis me anulimin  e traut. Taksa do zërohet. Ju e arritët një sukses, treguat rrugën si komunikohet me Ramën”, tha Basha.

Bashkëbisedimi

Basha: Çfarë shet

Shitësi: Siç e shikon jam një shitës ambulant, por të gjithë janë të papunë. Ardhja jote është një kënaqësi për ne se vjen në këmbë dhe na takon. Ai merr vetëm votat. Ne po jetojmë më keq se një minoritet. Universitetin e mbylli, taksën e vendosi siç donte ai. Kuksianët duan të jetojmë siç gjithë populli shqiptar. Ne nuk kemi nevojë të na japi lek. Kemi nevojë për vende pune. Nëse nesër hyp në pushtet të na zjatësh ndihmën e parë, jo ta na vendosësh traun. Jo daganë andej këtëj

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: