Kryetari i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Prokuori, ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me çështjen e debatuar të “Toyota Yaris”, ku janë trafikuar 3.4 milionë euro.

Basha tha përpara mediave se ka folur përpara prokurorëve belgë dhe atyre shqiptarë dhe se ka dhënë edhe emra se kush qëndron pas kësaj veprimtarie kriminale të pastrimit të parave.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “News 24” se Basha ka dhënë informacione të detajuara në Prokurori për rastin e “Toyota Yaris”.

Basha ka dëshmuar përpara prokurorëve bvelgë për cështjen e Toyota Jaris, për 3.4 milionë euro. Kjo çështje ka tronditur politikën shqiptare , por edhe opinionin publik në Belgjikë. Ajo që nuk dihet është se kush qëndron pas kontrabandimit të parave. Basha nuk dha shumë detaje. Ai shtoi se i qëndron të gjitha deklaratave. Lideri demokrat ka paraqitur informacione më të detajuara për çështjen e pastrimit të parave. Në lidhje me këtë rast, 2 janë në pranga, kurse dy kushërinj janë në kërkim ndërkombëtar. Basha këmbënguli se ka folur me emra konkretë për ata persona që janë përfshirë në këtë aferë kriminale.”, tha gazetarja Lala.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb