Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i pranishëm në punimet e Kongresit të CDU në Essen të  Gjermaninë ku takoi dhe liderin gjermane Angela Merkel. Kreu i opozitës tha se kishte falënderuar zonjën Merkel për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë.

“Pata mundësinë të bisedoj me kancelaren Merkel. E falënderova kancelaren për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Mbështetja e Merkel do të jetë e palëkundur për vendin tonë”, – tha Basha.

Kreu i PD gjithashtu tha se vendi ynë ka nevojë për të luftuar korrupsionin dhe se për këtë duhet mbështetja gjermane.

“Vendi ynë për mbështetjen gjermane jo vetëm për integrimin në BE, për edhe për të luftuar krimin, korrupsionin dhe për të garantuar demokracinë në vend,” tha ai.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: