Kreu i PD Lulzim Basha nga Londra, ku po zhvillon takime të rëndësishme në parlamentin britanik, u shpreh se në Britani parlamentarët rrinë në këmbë, kurse në Shqipëri karrigia e pushtetarit vlen 15 mijë euro.


“Tek ne, fakultetet japin akoma mësim për kompjuterat me shkumës e me dërrasë të zezë, sepse paratë që duhet të shkojnë për të investuar në auditorë, në laboratorë, në teknologjinë e informacionit dhe në dixhitalizim, i bën rrush e kumbulla qeveria. i bën mermer për zyren e ministrit dhe e blen kolltukun 15 mijë euro.


A i keni parë se ku ulën deputetët në Britani, apo jo? Shkova dhe i pashë sot! Çdo gjashtë muaj kishin për t’i ndërruar kolltuqet te ne, atje as nuk ka vend të mjaftueshëm që të ulën të gjithë deputetët. Disa rrinë në këmbë.  Ashtu duhet të rrinë deputetët, qeveria duhet të rrijë në këmbë para popullit, jo t’i marrë paratë e popullit e t’i bëjë rrush e kumbulla”, tha Basha.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb