Lulzim Basha nga podiumi poshtë zyrës së Ramës tha se po flet në emër të tij, të qytetarëve, të Partisë Demokratike por edhe gjithë partive të tjera në koalicion. Të gjithë bashkë tha ai përbëjmë “shumicën e re morale” në Shqipëri, prandaj edhe kërkoi largimin e qeverisë me thirrjen: Rama ik!

“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, kjo protestë e 9 në 8 javë është prova se Shquipëria do dhe ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Duan t’ju bëjnë të besoni se kjo nuk është një betejë e vërtetë por thjesht përplasje politike që do zgjidhet me pazarin e radhës Sot dua ta deklaroj unë me zërin tim vullnetin tim dhe zërit tuaj. jemi shumica e re morale, Rama ik. Jemi jo vetëm për kalkulime politike, jemi që të garantojmë që vota juaj të mos dhunohet e blihet. që shtëpitë tuaja të mos prishën që të përfitojnë oligarkët, Jemi këtu për të shembur nga themelet regjimin e korruptuar deri në palcë: Rama ik!”

Sipas kryedemokratit Basha, “Edi Rama ka mbaruar dhe është sot një kufomë politike”, prandaj ai i ftoi qytetarët të themelojnë bashkëjetesën demokratike të standardeve europiane.

Kushti i vetëm që kemi tha më tej Lulzim Basha është krijimi i qeverisë tranzitore. “Nuk ka as do të ketë pazare politike, as kompromise travolinash. Kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore”,- shtoi ai.

Në këto kushte, kur opozitës nuk i garantohen zgjedhjet e parakohshme, Lulzim Basha kërkoi rezistencë, përballje dhe kryengritje.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb