TIRANE- I ftuar në emisionin “Studion e Hapur” në News 24, kryeministri Rama është nxehur në momentin kur moderatorja Eni Vasili ka thënë se revista investigative “Mother Jones” shkruan për lidhje të Trump me Rusinë, duke shtuar se edhe Basha mund të jetë një nënprodukt i tyre.

Kjo pyetje e ka nxehur disi kryeministrin e vendit, duke i kujtuar Eni Vasilit “kafenenë e fshatit”. Ai u shpreh se e vetmja gjë që i intereson është që Shqipëria të mos kthehet në një vend që do përdoret si mollë sherri mes Perëndimin e Lindjes.

“Mother Jones” është një gazetë e ekstremit të majtë, dhe shpeshherë flet për lidhe të Presidentit Trump me Rusinë. A besoni ju që Trump është i lidhur me Rusinë dhe Basha është një nënprodukt i tyre?
Rama: Kam ardhur në një studio serioze dhe jo në një kafene fshati. Tani çfarë do të thotë kjo që qenka “Mother Jones” ekstremiste e majtë? Historia e gjatë e komunizit ka lënë gjymtime të mëdha në mënyrën e të menduarit tek ne, ne merremi me mesazhin dhe jo me mesazherin…

I besoni lidhet e Trump me Rusinë?
Kam ardhur për Bashën unë këtu, dua që të investigohet nëse ka lidhje mes tij dhe një politike për të futur në Shqipëri mollën e sherrit. S’jam këtu për lidhjet e Trump. Këto të tjerat janë muhabete kafenesh. Nuk po flasim për “Motherin” por për pjellën dhe pjella është ky investigim.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb