TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar sërish banorëve të Astirit, të cilët për 36 ditë vijojnë qëndresën kundër projektit të ‘Unazës së Re”.


Ai tha se investigimi i medias dhe hetimet e autoriteteve amerikane zbuluan aferën kurruptive tek Unaza, ndërsa shoti se pas gjithë kësaj afere qëndron Edi Rama.


“Investigimi i medias dhe autoritete amerikane provuan falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionë. Arta Marku mbron këtë afere korruptive.


Arta Marku e emëruar nga Rama, po mbron personin e kësaj afera. Edi Rama eshte ulur këmbëkryq me Salillarin, viktoria invest, dhe dhe biba x per te ndare miliona euro. Por prokuroria nuk ka ndërmarre asnjë veprim pre te marre ne pyetjet pronaret e kompanive.

Burime të besueshme për miliona euro të përftuar përmes kaparit. Sot dua të shtrojë pyetjen paera shqiptarëve, kush e ka fuqinë politike në këtë vend në një aferë ku përfshihet ARRSH, në krye të së cilit qëndron personi më i besueshëm i Ramës, Afrim Qëndro. Kemi të bëjmë me një projekt vjedhje. Këtu nuk ka projekt investimesh, por është plan vjedhjesh. Sot Shqipëria është në këmbë dhe unaza është në këmbë.  Është e njëjta skemë e Teatrit Kombëtar”, shtoi ai.

Lideri i selisë blu u ndal edhe tek protesta e studentëve, të cilën e cilësoi si një kauzë të drejtë, ndërsa dha premtimin se sapo të vijë në pushtet, PD do të anulojë ligjin për arsimin e lartë.

“Sistemi i korrupsionit eshte rama. Ai po vjedh studentet, po vjedh shqiptaret. Dua të pershëndes edhe një herë nga zemra studentët, të cilët me qëndresën e tyre nuk janë ngritur vetëm per çështje tarifash, por janë ngritur për një sistem të kalbur arsimor, të kalbur me rrënjë, të korruptuar deri në palcë dhe po kështu, një skemë vjedhjeje.

Qeveria Rama është një qeveri e vjedhjes dhe abuzimit. Shpenzimet shkojnë për godinën e Ministrisë së Lindita Nikollës dhe për godinën e Kryeministrisë. Në 5 vite qeverisje, Edi Rama ka harxhuar më shumë para për godinën e tij dhe të Ministrisë së Arsimit sesa ç’ka harxhuar për sistemin shkollor, përfshirë atë parashkollor dhe për Universitetet. Luks për vete, mjerim për arsimin.

Shqipëria ka tarifat më të larta të arsimit të lartë në Europë dhe cilësinë më të dobët. Edi Rama i vjedh taksat e shqiptarëve, i përdor për shpenzime luksi dhe, pastaj, u kerkon shpenzime të tjera me tarifa të larta, që, po kështu, shkojnë për luks qeveritar. Ndaj mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim protestën e studentëve. Qendrimi i PD është i qartë: Ne jemi kundër ligjit për Arsimin e Lartë dhe do ta anullojmë këtë logj menjëherë sapo të na besohet qeverisja e vendit me votë. Buxheti i Arsimit të Lartë duhet të rritet dhe ne jemi për rritjen e këtij buxheti”, tha Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb