TIRANE

Me tone të ashpra ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa kërkoi nga kryeparlamentari Ruci, të mos futej në rend dite drafti i njëanëshëm, sipas tij, i shumicës për Reformën Zgjedhore.

Basha i konsideroi deputetët e maxhorancës ‘një tufë horrash dhe banditësh: “Lëri gomarllëqet kemi ardhur për buxhetin e studentëve këtu. Gjysma prej jush duhet të jenë në burg. Ke shkel kushtetutën, ke shkel procedurën po kap edhe Bankën e Shqipërisë me 28 firma. Ky hajduti psiqik të ndalojë vjedhjet , lerini gomarrliqet, tufë horrash dhe banditësh. Vetëm banka të ka ngel pa kapur, po do e shihni se ku do përfundoni. Kape edhe Bankën kape.” – u shpreh Basha.

Nga vendi replikoi me kryedemokratin, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,të cilit Basha iu drejtuar me fjalët “qepe gojën ti, bandit”.

Fjala e plote e kreut te PD:

Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallain si gomari.
Çfarë? E dini fare mirë, ka një komision. Si mund ta sjellësh pa kaluar nga komisioni këtu? Çfarë po bëni ju? Shoë po bëni?
E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar.
Jeni hileqarë, të poshtër!
Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni vettingun politik. Del këtu shoku i trafikantit që do bëjë palate të Unaza e re, na flet për reformë zgjedhore!
Tufë hajdutësh, banditësh, gjysma juaj duhet të jetë në burg. Duke filluar me ty që zgërdhihesh aty (i drejtohet Ramës).
Prandaj leri këto gomarlliqe, fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord.
Kemi ardhë vetëm për atë buxhet të studentëve këtu, jo kemi ndonjë dyshim se çfarë do të ndodhë, por ti provojëm atyre të tjerëve që mund të kenë ndonjë fije besimi se mund të ndodhë diçka.
Të dëgjojnë se si po të ndalojë vjedhjen ky hajduti psiqik këtu mbrapa, mund të ketë para për tarifat e studentëve.
Leri gomarllëqet e tjera se skemi ardhur të tallemi me ju. Tufë horrash dhe banditësh.
Keni shkel tre herë kushtetutën, ke shkelë procedurën.
Pasi keni kapur gjithça.
Po kap edhe Bankën e Shqipërisë, po kapni bordin e bankës së Shqipërisë me 28 firma të këyre deleve të bandave të hajdutëve.
Ti pusho! (I drejtohet Taulant Ballës) Ti pusho ti, se merrem me ty pastaj! More vesh, qepe gojën, bandit.
Pse e ke bërë atë? Vetëm bank aka ngel pa kap, kape dhe bankën, kape. Gjitha të tjerat I ke kapur, kape dhe bankën, por do e shihni se ku do përfundoni!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb