Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama gënjeu shqiptarët kur tha se do të ulë çmimin e energjisë elektrike.


Basha theksoi se Rama rriti energjinë elektrike dhe çoi kryefamiljarët drejt vetëvrasjes. Sipas kryedemokratit, hajduti dhe banda e tij duhet të ikë sa më parë që të shpëtojë Shqipëria.


Postimi i Lulzim Bashës:   


Premtoi uljen e çmimit të energjisë por e rriti për familjarët dhe biznesin. Dhjetëra kryefamiljarë u shtynë drejt vetvrasjes, qindra familje mbetën pa drita, mijëra vende pune u shkatërruan sepse bizneset falimentuan në masë.

Vjedhja dhe mashtrimi janë politika e vetme e Hajdutit dhe bandës së tij. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

(d.xh/Balkanweb)