TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar protesta në të gjithë Shqipërinë. Në mbyllje të protestës së sotme, në selinë e PD para mijëra protestuesve Basha tha se Shqipëria do ketë një të ardhme dhe ky është mesazhi i popullit. Bëhuni gati, iu tha Basha shqiptarëve.

“Shqipëria do jetë e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan ti japin fund padrejtësië. Duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë. Duan t’i japin fund parlamentit të krimit.
Së bashku me vullnetin tuaj, me zgjedhje europiane do kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli.
Shqipëria do ketë një të ardhme, ky është mesazhi i gjithë popullit. Bëhuni gati anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë fitore”, tha Basha.

Ai e ka mbyllur duke kënduar himnin kombëtar së bashku me protestuesit dhe simbolin e shqiponjës. Nga sot Kuvendi i Shqipërisë nuk ka zyrtarisht opozitë. Të gjithë deputetët e opozitës kanë dhënë dorëheqjen e tyre dhe në mënyrë demonstrative e kanë dorëzuar në Kuvend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb