Kryetari i PD Lulzim Basha tha se sot Shqipëria ka një produkt të krimit. Ai tha se ky parlament duhet shpërndarë e duhet një Kuvend ku të ketë përfaqësues të popullit.

PD nuk ka futur duart në asnjë proces. Dini ju ndonjë proces ku PD të ketë ndërhyrë? Ne nuk kemi ndërhyrë. Ndërsa PS në bashkëpunim me bandat ka ndërhyrë për të deformuar reformën në drejtësi.

Parlamenti shqiptar është produkt i krimit dhe duhet zëvendësuar me një parlament që vjen nga vota e njerëzve. PS ka deputetë derivat të krimit. Vetëm në Durrës ka 3 deputetë të lidhur me krimin. Është Edi Rama ka interes po ashtu edhe për reformën zgjedhore”, tha Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb