NGA: INA ZHUPA
Basha dhe Rama janë sot përballë njeri tjetrit në përballjen politike, njëri drejton qeverinë dhe tjetri opozitën. Të dy do dalin para shqiptarëve për të kërkuar drejtimin e vendit në 2017. Ata kanë të përbashkët faktin që kanë qënë një periudhë jashtë vendit, që janë kthyer në vend për të qënë pjesë e politikës, që kanë drejtuar fushata elektorale, që kanë ushtruar pushtet në funksione publike, që kanë drejtuar parti në opozitë dhe që kanë marrëdhënie me ndërkombëtarët. Pikërisht në këto pika të përbashkëta që mund të vëmë re mes tyre, po ti krahasojmë do të dallojmë qartë ndryshimin mes tyre. Le ti marrim me rradhë:

Periudha jashtë vendit,
Studenti ekselent versus refugjati me kompleksin e inferioritetit

Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë të përbashkët një periudhë të jetuar jashtë vendit. Por në këtë pikë fillon edhe ndryshimi i tyre në atë që përfaqësojnë, në dijet që kanë, në mënyrën se si sillen. Lulzim Basha fitoj një bursë si student ekselent për të studiuar në universitetin e Utrecht në Holandë në juridisprudencë. Basha ishte studenti ekselent që e njohu Europën si i pranuar nga ajo, e njohu Europën duke u edukuar me vlerat perëndimore, duke jetuar me vlerat e lirisë dhe demokracisë, me vlerat e respektit të së drejtave të njeriut. Basha ndihej i barabartë me studentët e tjerë, ishte ndër më të mirët, ishte miku i tyre dhe nuk ndjeu kurrë përbuzje, apo nevojë për të fshehur atë që ishte dhe andej nga vinte. Kjo bëri që Basha vlerat perëndimore ti përthithte duke i jetuar ato dhe duke i respektuar ato, dhe sot ti vijnë natyrale dhe ti përcjellë ato në jetën e tij si politikan dhe si qytetar. Nga ana tjetër Rama siç e ka pranuar edhe vetë në historitë e treguar për periudhën jashtë ishte piktori refugjat që flinte në kampe, që flinte poshtë urave, duke u munduar të fshihte atë që ishte edhe nga vinte. Përbuzjen që njohu atje si refugjat e bëri që ta kishte të pamundur të jetonte normalisht me vlerat perëndimore dhe ti përthithte ato si një proces normal, siç ndodh kur jeton me to çdo ditë. Rama atje i gëzohej pa masë një tasi makaronash të dhuruar me një kapuç shumëngjyrësh në kokë duke mos qënë i integruar dhe i pranuar si i barabartë në shoqërinë franceze. Kjo ka bërë që Rama ndryshe nga Basha ti krijohej kompleksi i inferioritetit, i refugjatit të papranuar dhe të përdorte më vonë çdo formë për të treguar se ai mund të ishte superior dhe jo inferior ndaj të tjerëve. Kompleksi i inferioritetit që i ka ngelur kërkon t’ja veshi çdo kundërshtari politik që e shikon superior ndaj vetes. Tani përballë ka Bashën, që asnjë nga përpjekjet për ta veshur me këtë kompleks që vuan Rama nuk e prek dot.

Kthimi në Shqipëri
Kontributori që kthehet si vlerë versus “Efekti Pallua” në politikë

Pas kësaj periudhe jashtë shtetit në momente të ndryshme Basha dhe Rama u kthyen në atdhe. Ndryshimet edhe në këtë proces shënojnë atë që ata do jenë më pas si politikanë. Ne vitin 2004 Partia Demokratike ndermori iniciativen per krijimin e Komitetit te Orientimit te Politikave (KOP), ku u ftuan te behen pjese mjaft te rinj, mes te cileve edhe Basha. Ai vendos te rikthehet ne Shqiperi, e cila ne ato vite ishte e renditur ne te gjitha rankimet e institucioneve nderkombetare si vendi me nivelin me te larte te korrupsionit. Ai vinte si një vlerë e shtuar për Partinë Demokratike, sepse vinte nga një eksperiencë pune për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe më pas si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Vinte si një kontributor me shumë vlera që më pas do ishte edhe nga fituesit që e kthyen PD në pushtet në 2005. Përkundrejt kësaj ardhje me vlera dhe kontribut, Edi Rama u kthye në vend i ftuar nga kryeministri Fatos Nano siç deklaron ky i fundit me thonj të paprerë, një njeri që nuk kishte shkëlqyer asgjëkundi aty ku kishte qënë, që përfaqësonte një shije ekzotike të kryeministrit Nano për të bërë diçka ndryshe që nuk e priste njeri. Rama erdhi edhe ju dha posti i ministrit të Kulturës. Ashtu siç e shkruan ai vetë në bion në faqen e kryeministrisë, kontributi i tij në emigrim ishte të merrej me jetën artistike, dmth supozoj që shikonte ndonjë film, shkonte në teatër, shkonte nëpër plazhet nudo, sepse ndonjë punë konkrete nuk deklaron, edhe ekspozitat i hapi mbasi u bë kryeministër. Kjo e bëri Ramën që të kërkonte të binte në sy, përkundrejt kompleksit të inferioritetit si refugjat dhe një CV bosh në krye të ministries. Kështu ai u bë pre e efektit Pallua (e njohur në literature si Peacock Effect). Është sindroma kur njerëzit që duan të bien në sy, të tërheqin vëmendjen duke përdorur ngjyrat e ndezura apo rrobat e çuditshme etj. Ky ishte Rama i sapokthyer i poseduar nga efekti Pallua përkundrejt Bashës që u kthye me një CV të mbushur për të dhënë kontribut për vendin.

Fushatat zgjedhore
Modeli “i qytetari i pari” versus modeli “i fasadës politike”

Në zgjedhjet e pergjithshme parlamentare në vitin 2005, Partia Demokratike e caktoi Lulzim Bashes si kandidat në një nga zonat më të vështira të kryeqytetit, e cila nuk ishte fituar nga demokratët që prej vitit 1996. Ai u shpall fitues, ndërkohë që përballë tij garonte ministri aktual i Financave, Arben Ahmetaj. Në 2009 Lulzim Basha caktohet te drejtoj fushaten elektorale ne Elbasan, nje zone e majte ku e djathta asnjehere nuk kishte arritur rezultat pozitiv. Basha arrin per here te pare qe te barazoje numrin e deputeteve te fituar nga e djatha ne kete qark me ata nga e majta. Ndërkohë Rama fitoi betejat elektorale si kryebashkiak i Tiranës për 3 mandate në drejtimin e saj. Përplasja mes tyre për të marr postin e kryebashkiakut të Tiranës ndodhi në vitin 2011. Këtu i ravijëzua edhe modeli që ata jepnin për qytetarët. Basha realizoi nje fushate model, te papare ndonjehere ne Shqiperi, ku ne qender ishte qytetari me hallet, problemet dhe zgjidhjet qe ofronte, dhe jo perbaltja e kundershtarit. Ndërsa Rama i poseduar ende nga efekti Pallua që e kishte implementuar edhe në politikë si kryebashkiak, ofronte vetëm ngjyrat e fasadave të pallateve, të cilët ishin shtuar pafund gjatë mandateve të tij. Palloi Rama mund ta mbante pushtetin deri në momentin kur fasadave ju doli boja edhe unë vu përballë modelit Basha, modelit qytetari i pari.

Periudhat në pushtet
Lideri me projekte zhvillimore dhe të qëndrueshme versus Sociopati me kumbulla të kuqe dhe ngjyrat e ndezura.

Ashtu si Basha dhe Rama kanë njohur ushtrimin e pushtetit në funksione publike si të zgjedhur nga qytetarët. Gjatë ushtrimit të pushtetit Basha mbahet mend si ministër i trasporteve me nje nga projektet me madhore dhe investimet strategjike të qeverise shqiptare rruga Durres-Kukes-Morine. E cila eshte nje ure lidhese, njerezore dhe ekonomike, mes Shqiperise-Kosoves-Serbise e vendeve te tjera te rajonit dhe qe u sherben brezave te sotem dhe atyre te se ardhmes. (për më shumë http://ëëë.monitor.al/rruga-qe-solli-miliarda/) Basha mbajti postin e ministrit të jashtëm, ne nje kohe kur Shqiperia kishte perpara sfida te medha si: antarsimi ne Nato; procesi i stabilizim asocimit me BE; pavaresia e Kosoves dhe njohja nderkombetare e saj (diplomacia Shqiptare pati rol mjaft aktiv) dhe hapja e negociatave per liberalizimin e vizave. Sfida të cilat Basha si ministër i përmbushi me sukses dhe shqiptarët sot gëzojnë frytet e tyre. Më pas Basha shërbeu si ministër i brendshëm, nga ku nisi nje transformim i madh ne modernizimin e policise se shtetit; u instalua sistemi tims ne te gjitha pikat e kalimit kufitare; monitorimi me kamera 24 ore ne 24; pajisja e qytetareve me dokumentet me te sigurta te identifikimit, pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit. Ministrat e Brendshme te vendeve anetare te BE dhe zyrtare te larte te policivce te ketyre vendeve e vizituan njeri pas tjetrit Shqiperine, duke konstatur arritjet e medha te policise shqiptare. Keto arritje çuan ne vendimin e madh të liberalizimt te vizave ne 15 dhjetor 2010. Dhe ne Tirane projektet e Bashes ishin ato që bëjnë diferencen mes nje lideri vizionare dhe nje menaxheri te puneve te perditshme. Basha ne krye te bashkise hartoi projektin, gjeti fondet dhe nisi punimet per Bulevardin e Ri te Tiranes; projekti me i rendesishme i infrastruktures ne 70 vitet e fundit. Ky projekt, do te sillte zhvillim per nje pjese te rendesishme te qytetit, e cila ishte lene teresisht pas dore. Ky projekt, sic u faktua dhe nga organet e drejtesise u bllokua ne menyre te paligjshme nga Edi Rama. Po keshtu nisi punimet per rehabilitim e Lumit te Tiranes, i cili ishte kthyer ne vendgrumbullim mbetjesh dhe sillte permbytje ne te gjithe zonen. U hatua projekti i terminalit multimodal te pasagjereve (Tirana eshte i vetmi kryeqytet qe nuk e ka nje te tille). Zhvillimi ekonomik dhe punesimi, ishin prioritet i Bashkise se drejtuar prej meje. U ulen taksat, dhe u hoqen mbi 60 taksa dhe tarifa, cka i dha frymemarrje biznesit. 25 mije vende te reja pune u hapen ne qytet. Bashkia e Tiranes u dha mundesi 3000 te rinjve te kryejne praktikat mesimore; 1400 prej te cileve u punesuan. Me tej, me ndermjetesimin e Bashkise mbi 100 të rinj ne pamundesi ekonomike vazhduan strudimet e larta.

Rama e nisi si ministër kulture dhe vështirë se edhe ai vetë mund të thotë ndonjë arritje të madhe në këtë dikaster. Megjithatë për shkak të efektit Pallua ai ra shumë shpejt në sy edhe u duk sikur ishte risia e duhur që i nevojitej PS për shkak të vjetërsisë së saj si rrjedhojë e prejardhjes nga Partia e Punës. Rama kandidoi dhe fitoj zgjedhjet për kryebashkiak. Arritjet më të mëdha të tij ishin prishja e ndërtimeve në buzë të lanës, ngjyrosja e fasadave të pallateve në zonën qëndrore të Tiranës dhe mbjellja e disa kumbulla të kuqe që shkaktuan debat aso kohe për paratë që po harxhoheshin. Me këto risi ai mundi të mbante mandatin e kryebashkiakut për 3 mandate deri në përballjen me Bashën. Rama si kryeministër ka treguar dimensionin e tij të plotë si sociopat që bilanc nuk ka, por bilanci i vetëm i kanë ngelur kumbullat e kuqe dhe ngjyrat si kryebashkiak. Sociopati është ai person që mendon vetëm për vete siç duket qartë nga aktiviteti i tij kryeministror Ramës vetëm i shtohen paratë, vilat, ndeshjet e basketbollit në USA, ekspozitat nëpër botë,promovimin e librit të tij. Sociopati akuzon të tjerët për dështimet e tij dhe të gjithë e dimë që refreni më i preferuar i Ramës edhe pse 3 vjet në pushtet është fajin e ka Saliu, fajin e ka qeveria që ishte për gjithçka që ndodh sot. Sociopatit nuk i intereson fare për ligjin dhe rregullin, edhe Rama si mbartës i këtij çrregullimi ka shkelur ligjin në mënyrë konstante ligjin me tenderat që jep klientëve të tij, me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore etj. Sociopati gënjen në mënyrë konstante dhe nuk ndjehet fajtor, Rama gënjen qytetarët në mënyrë konstante si në rastin e fundit të ligjit të plehrave, si në shëndetësi falas, në 300.000 vendet e punës dhe çdo premtim tjetër që nuk e mbajti dhe nuk ndjehet fajtor. Përkundrazi bën batuta nëpër facebook edhe merret me propagandën qeveritare që kujdeset personalisht.

Drejtimi i partive në opozitë
Modeli ofrojmë alternative versus modeli ofrojmë shkatërrim

Basha dhe Rama njohin drejtimin e partive në opozitë dhe këtu ata dallojnë shumë nga njëri tjetri. Opozita e Lulzim Bashës është opozita e modelit afrojmë alternativa. Falë tij Shqipëria ka sot ligjin e dekriminalizimin i cili ishte foshnja e Bashës siç e përkufizoj edhe sekretari për marrëdhëniet me jashtë i PPE Voller. Basha luftoj për atë ligj, çuan propozime konkrete, modele konkrete derisa arritëm në atë që kemi sot. Falë qëndrimit te opozites së Bashës që çoi draftin e reformës në drejtësi në Venecia dhe që kërkoi me çdo kusht realizimin rekomandimet të Venecias, e cila rrezoi mbi 38 here projektin e qeverise, sot kemi nje reforme ne drejtesi, e cila pamundeson kapjen politike te sistemit nga kushdo qe do jete ne qeveri, sot apo neser. Opozita e Bashës ka paraqitur mbi 40 amendime në Kuvend, ka paraqitur kërkesën për referendum për qytetarët, ka çuar në kushtetuese ligje duke i rrëzuar ato, ka çuar mandate deputetëshqë abuzojnë me fondet publike vetë apo nëpërmjet fëmijëve, ka ngritur komisione hetimore dhe ka punuar në komisionet e përhershme parlamentare përherë në anën e interesit të qytetarëve. Opozita e Bashës ka protestuar edhe ka denoncuar por kurrë nuk ka shkatërruar, nuk ka penguar rrugën e Shqipërisë drejt BE. Përkundrazi Basha ka lobuar që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Ndërsa Rama ka bërë një opozitë bllokuese të integrimit, nuk pranonte të votonte 3 ligjet që kërkonte BE, ka bllokuar bulevardin me çadra, kanë djegur goma. Ai dhe të tijtë në opozitë si Veliaj çonin letra europianeve me pseudo ngjarje të rënda vetëm e vetëm për të damkosur vendin, siç ishte rasti i gruas së Elvis Roshit, sot subjekt i dekriminalizimit. Rama kishte një opozitë që më shumë sesa përballjes me qeverinë kishte një luftë konstante me interesat e qytetarëve. Bënë protesta kur morrëm anëtarsiminin në NATO dhe punonin mesa mundeshin ti shkatërronin imazhin vendit. Rama asnjëherë nuk pati një betejë parimore me qeverisjen e asaj kohe, ndërsa Basha ka bërë dhe ka fituar disa beteja parimore me qeverisjen e sotme.

Marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Udhëheqësi diplomati i mirëpritur versus drejtuesi gaztor i Europës.

Në pushtet edhe në opozitë Lulzim Basha ka treguar që është një diplomat i mirëpritur, një udhëheqës politik i respektuar nga ndërkombëtarët. Arritjet e tij kur ishte pjesë e qeverisjes Berisha janë evidente por mbi të gjitha sot në opozitë ai shikohet edhe trajtohet me respektin maksimal si faktor stabiliteti dhe demokratizimi i vendit. Ndërkombëtarët shikojnë tek Basha liderin e të nesërmes europiane të vendit. Në deklaratën për shtyp, që presidenti i PPE, Jozef Daul bëri së fundmi, vlerësoi rolin e luajtur nga Partia Demokratike dhe veçanërisht lidershipin e treguar nga kryetari i saj Lulzim Basha. Sërish, falë bashkëpunimit konstruktiv të opozitës vendi arriti të bëjë një hap përpara.”….shpresojmë që me zgjedhjet e 2017 do të kemi kthesën e nevojshme, dhe të kemi në krye të vendit dhe qeverisë z.Lulzim Basha. Përgëzimet, letrat e ardhura në drejtim të zotit Basha nga kancelarja Merkel, nga zvndihmes sekretarja e Shtetit Viktoria Nulland, tregojnë vlerësimin e lartë për lidershipin e tij. Ndërkohë Rama si kryeministër i Shqipërisë kishte fatin të merrte pjesë ne iniciativën e Berlinit për Ballkanin por në të gjitha takimet e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse është dalluar me batuta nëpër takime duke bërë gaztorin e Europës ndërkohë që Serbia merrte fonde dhe ju hapën negociatat për anëtarësimin. Për të mos folur për kohën në opozitë kur askush nga ndërkombëtarët nuk i referohej atij. Askush nuk ja harron dëshirën për të qënë lideri i Ballkanit që e bëri qesherak para zonjës Merkel që ja preu shkurt me një JO.

Këto janë rrugët e ndara në korsi të ndryshme mes Ramës dhe Bashës, që sot përfaqësojnë më shumë se kurrë përkatësisht të shkuarën dhe të ardhmen në politikë. (Analizë për BalkanWeb)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: