Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 35-vjetorin e revoltës së Qafë-Barit. Me një status në “Facebook”, lideri demokrat, Lulzim Basha shkruan se kjo revoltë tronditi diktaturën dhe përhapi kudo në vend kushtrimin se liria nga dhuna e egër gjakatare e komunizmit do të vinte shumë shpejt.

Ai shton se edhe sot shqiptarët janë të bashkuar dhe nuk do të lejojnë askënd që të mposhtë lirinë dhe demokracinë si dhe të ardhmen e tyre europiane.

Gjithashtu kryedemokrati pohoi se e keqja në vend është akoma e ndezur dhe se vendi ndodhet ende në udhëkryq.

Postimi i Bashës:

35 vjet më parë, me 22 maj 1984, revolta e Qafë Barit tronditi diktaturën dhe përhapi kushtrimin anembanë se liria nga dhuna e egër dhe gjakatare do të vinte. Sot përulemi para heroizmit prekës të martirëve të Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, të cilët ramë theror për liri!35 vjet më vonë, protagonizmi i xhelatëve të komunizmit është një kambanë alarmi për gjithë kombin. Vatra e së keqes është akoma e ndezur, drejtësia akoma nuk e ka bërë detyrën e saj, liria dhe demokracia janë akoma të brishta, dhe e ardhmja e Shqipërisë është në udhëkryq!

61166262 2415029925214841 7105187998618091520 N
61166262 2415029925214841 7105187998618091520 N

Të frymëzuar nga rezistenca e martirëve të Qafë-Barit, me amanetin e sakrificës së tyre në zemër, jemi sot më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë, për të mos lënë asgjë dhe askënd të mposhtë lirinë dhe demokracinë e të shkatërrojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit! #ShqipëriaSiEuropa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: