Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorin e 2001 ndaj kullave binjake në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale Basha shkruan se bota u trondit nga aktet e terrorit që lëkundën botëkuptimet e deriatëhershme të paqes dhe sigurisë, por nuk ndryshuan dot vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të qëndruar si busull orientuese për vlerat e shenjta të lirisë dhe demokracisë.

Ai më tej shprehet se gjithmonë do jemi në krah të aleatëve strategjik duke përkujtuar 3 mijë viktimat e sulmit barbar mes tyre edhe tre bashkëkombasit, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb