Basha është në pritje të një ftese nga De Biazi dhe ndihet gati për të dhënë kontributin e tij me kombëtaren. “Nuk është e lehtë të operohesh në tri vende me kaviljen dhe muskujt duan ende kohë, por jam kthyer më së mirë në fushë. Ende nuk kam një ftesë zyrtare për ndaj Armenisë, po e pres dhe nëse me vjen një ftesë jam i gatshëm dhe shpresoj të jem pjese e kombëtares, mendoj se jam gati pasi edhe ndeshjen e fundit luajta për 70 minuta”. Hapi i radhës është pikërisht Armenia, një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Për Bashën, misioni do të jetë i vështirë, por aspak i pamundur. “Ka për të qenë e vështirë, nuk e njoh shumë Armeninë si ekip, por ka bërë rezultate dhe është një skuadër e organizuar, për mua do të na hapë problem, por besoj se në Shqipëri mund t’ia dalim dhe të fitojmë”. Ndonëse Basha thotë se është në pritje të një ftese për ndeshjen kundër Armenisë, mediat në Kosovë këmbëngulin se mesfushorit i ka ardhur thirrja për takimin e 29 marsit në “Elbasan Arena”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb