TIRANE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha do të presë sot në një takim kryetaren e misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë, Audrey Glover.

Burime nga PD, thanë për “BalkanWeb” se takimi do të zhvillohet në orën 12:00 në zyrën e kryedemokratit.

Gjithashtu një tjetër takim i rëndësishëm në axhendën e kreut të opozitës është edhe ai me Kryeministrin itali, Giuseppe Conte, i cili ditën e sotme qëndron për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Takimi me kreun e qeverisë italiane është parashikuar rreth orës 17:00 në rezidencën italiane në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb